Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Prizren.
Në lagjen “Jeta e Re”, një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rastin e konfirmoi Policia në Prizren.
Referuar informacioneve, viktima është 66 vjeçari, Kadri Krasniqi.
“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga nga mjekët e emergjencës”, tha zëdhënësi rajonal i PK- së, Shaqir Bytyqi.
Policia ka dal në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa nga policia është hapur rast “Hetim i vdekjes”.
Ky rast ndodhi vetëm një ditë, pas raportimit po ashtu për një 54 vjeçar të gjetur të vdekur, në një shtëpi në Prizren.
/ Gazeta e Prizrenit