24-11-2024

Prizren: Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës ( foto brenda tekstit )

“Gazeta e Prizrenit” raportoi më parë për rastin e 25-vjeçarit,  i cili vdiq në vendin e punës në Prizren.

Sipas njoftimeve ai, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës.

Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit të tashmë të ndjerit, shkruan se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas.

Hap fotografinë

“Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri,  jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se incidenti tragjik ndodhi pasi një punëtor goditi aksidentalisht viktimën, duke i rënë mjeti i fortë në kokë nga një lartësi ku po bëheshin disa punime.

Në vend ngjarje kanë dal  hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, ka thënë Bytyqi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.