Një person është rrahur dhe për shkak të lëndimeve ka kërkuar ndihmë në spital, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 18:30, në rrugën “Saraçët” në Prizren.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull i cili ishte larguar në drejtim të panjohur”.
Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net/