Prizren: Ndahet nga jeta punonjësi i Administratës Komunale, Zeqir Xhaferi
Sot, është ndarë nga jeta punonjësi i Administratës Komunale të Prizrenit, Zeqir Xhaferi.
Ai vdiq, në moshën 67 vjeçare, ndërsa ka punuar për vite të tëra në këtë sektor të Komunës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Menjëherë pas lajmit mortor, nëpër rrjete sociale janë shpërndarë foto nga kolegët e tij, të cilët kanë shprehur dhembje për ikjen në amshim të Xhaferit.
“Si punëtor, si koleg si udhëheqës, si bashkëpuntor ishte vërtet i motivuar, i përkushtuar, i pa lodhur dhe nuk kishte penges a sfidë që se tejkalonte! Sot me ikjen tënde i ke prekur zemrat e cdo kujt që të ka njohur…vërtet ke qene njëri me zemër të bardhë!
Ngushellime familjës, kolegëve dhe miqve!”, ka shkruar ndër tjera, drejtori i Administratës, Osman Hajdari./GazetaePrizrenit.net