03-12-2024

Prizren: Nga korriku parashihen fluturimet me paragllajderë nga Cyleni

Nga korriku parashihet një atraksion për dashamirët e fluturimeve të paragllajderëve, të cilët nga maja e Cylenit  mund të zbresin mbi qytetin e bukur të Prizrenit, duke shijuar nga lart fushat, malin dhe lumin.

 

Këtë parashihet ta bëjnë dy kampionë të Kosovës nga aeroklubi “Shkaba”, Ardall Celina dhe Artan Venhari, të cilët nga muaji i ardhshëm, do të fusin në ofertën turistike të komunës së Prizrenit, fluturimin mbi qytet, si një atraksion ultimativ për dashamirët e adrenalinës.

 

Projekti i tyre do të mbështetet nga Komuna dhe nga Swisscontact.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, duke thënë se në tregun global të turizmit, qyteti ynë është në konkurrencë me të gjitha destinacionet turistike në botë, prandaj për të qenë të suksesshëm duhet të përdorim të gjitha avantazhet që i ka komuna.

 

“Njëri prej tyre është mali Cvilen, i cili e bën Prizrenin, qytetin e vetëm në rajon që mundëson fluturime të paragllajderëve mbi zonën urbane të tij”, ka shkuar ai./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.