19-04-2024

Komedia “Iku autobusi” e Teatrit të qytetit u mirëprit nga publiku prizrenas

Teatri i qytetit të Prizrenit, mbrëmë shfaqi komedinë premierë  “Iku autobusi”  të autorit Osman Goranci.  Shfaqja ka zgjuar interesim tek publiku i këtushëm, që mbushi përplot sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Regjinë dhe skenografinë e shfaqjes e bëri: Luan R. Kryeziu,  efektet dhe muzikën: Alma Lleshi – Macula, ndërsa kanë luajtur:  Abi: Fikret Ramaj,  Luri: Hasim Iballi,  Luna: Alma Lleshi – Macula, në rolin e  prof. Belit: Kemajl Rysha,  Vera: Arbëreshë Berisha,  agjenti: Driton Hoxha, agjentja: Verona Saramati ministri: Beqir Bekteshi, në rolin e gjakovarit ishte: Gazmend Krajku.

Për mbarëvajtjen e shfaqjes kontribuoi edhe stafi teknik, ndërsa ilustrimin e pllakatit e bëri karikaturisti i njohur prizrenas, Ramadan Zaplluzha, i cili prej vitesh ndodhet në pension.

Komedia u shfaq pas kohës së iftarit, kur prizrenasit zakonisht dalin në qytet. Kjo ishte si një lloj limonade, jo vetëm për shkak të ditëve me vapë që kaluan, por edhe për shkak të stresit dhe ngarkesave që sjell jeta tashmë dinamike për shumëkë edhe në Prizren./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.