12-12-2024

Në iftarin për familjet e dëshmorëve në Malishevë, përkujtohet edhe sakrifica e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka vazhduar traditën e iftarit me familjet dëshmorëve të kësaj ane. Si në çdo muaj të shenjtë të Ramazanit, edhe kësaj radhe është organizuar një iftar me familjet e dëshmorëve, ndërsa ishin prezent edhe zyrtarë komunal të cilët agjërojnë, anëtarë të Kuvendit të Komunës, si dhe krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë.

Në njoftimin e komunës, bëhet e ditur se gjatë iftarit të organizuar mbrëmë, Begaj, ka folur edhe për “sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke e vlerësuar lartë aktin më sublim që kanë bërë dëshmorët, për lirinë e vendit dhe për popullin, pasi gjaku i derdhur për liri, ka bërë të mundur që edhe ne sot, së bashku ta gëzojmë lirinë, por edhe muajin e Ramazanit, e të bëjmë iftar së bashku dhe ti shijojmë frytet e lirisë”.

Me admirim të madh për dëshmorët, ka folur edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, i cili, fillimisht kujtoi kohën kur nuk kemi mundur të organizojmë, jo vetëm iftar të përbashkët, por asnjë ndejë, pasi kemi qenë të shtypur dhe pa të drejtë të realizimit të të drejtave më elementare të njeriut.

“Por sot, falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, ne jemi të lirë”, tha mulla Xhevat Kryeziu.

 

Asnjë koment

Comments are closed.