Prizren: Një baba raporton në polici se djali po e kërcënon me mesazhe nga një shtet tjetër
Dje në Prizren, një burrë ka informuar në stacion policor se biri i tij i dyshuari mashkull K-Rom, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve.
“Sipas ankuesit, i dyshuari gjendet jashtë shtetit dhe i njëjti në telefon i ka dërguar një SMS me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia nuk jep detaje tjera lidhur me rastin.