Prizren: Një këmbësor lëndohet pasi goditet nga vetura
Sot, me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari,” deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt.