20-04-2024

Sulmi terrorist në Banjskë, Gjykata ua vazhdon paraburgimin tre serbëve të dyshuar

Iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe dy muaj, tre serbëve të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, theksoi ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.