15-07-2024

Në Prizren vetura godet Hajrush Behlulin ( burrin e Shkurte Fejzes ) pëson lëndime të rënda ( foto)

Sot (23.02.2024)rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku.
Sipas burimeve të Gazetës së Prizrenit  në këtë rast është goditur burri i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari,” ndërsa sipas Policisë deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Në pamjet e siguruar nga IndeksOnline, Hajrush Behluli shihet në gjendje shumë të rëndë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.