Prizren: Paraburgim dy të dyshuarve nga Malësia e Re për vjedhje të rëndë
Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.A. dhe B.S. që të dy nga Malësia e Re, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
Prizreni në vendet e fundit prej komunave të Kosovës edhe për Përgjegjshmërinë (Dokument)
Referuar kumtesës, ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. nga se të pandehurit në ditën kritike më datë 10.05.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Shpenadi, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale T.S., të pandehurit me qëllim që vetit apo tjetrit t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia marrin pasurinë e luajtshme të dëmtuarit të lartcekur, në atë mënyrë që fillimisht merren vesh mes vete dhe me të dyshuarin me iniciale H.B., bëjnë planin dhe me veturën e markës “Golf 2” të cilën e drejtonte i pandehuri me iniciale A.A., shkojnë në vendin e incidentit, e parkojnë automjetin afër shtëpisë së të dëmtuarit.
“Pasi kalojnë pengesën, murin e shtëpisë i cili ishte me rrethojë, hynë brenda dhe me forcë e hapin derën e shtëpisë ku ishin të vendosura mjetet e punës, dhe nga aty arrijnë të marrin: një makinë prerëse (fleks), një kosë për prerjen e barit dhe një makinë shpuese-hilt e pastaj i bartin me veturë duke i dërguar fillimisht në shtëpinë e të pandehurit me iniciale A.A e më vonë me të njëjtën veturë shkojnë në fshatin Mushtisht dhe i shesin personave të panjohur në shumën prej 60 euro dhe të njëjtat i ndajnë mes vete, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material, thuhet në njoftim nga zëdhënësja Afërdita Kicaj nga Gjykata Themelore e Prizrenit”, thuhet në kumtesën e GJTH./GazetaePrizrenit.net