Prizren: Paraburgim hajdutit serik
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ia caktoi masën e paraburgimit, në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.Q. nga Prizreni për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 31.03.2018 në Prizren i pandehuri me qëllim që vetës apo tjetrit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, me përdorimin e forcës e thyen bravën e derës së anës së djathtë të automjetit “Golf II”, pronë e të dëmtuarit B.S. ku nga aty merr sende të ndryshme me vlerë.
Me këto veprime të dëmtuarit i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material, duke pasur parasysh se i njëjti është recidivist i veprave penale, fakt ky që vërtetohet edhe nga të dhënat e lëndëve të kësaj gjykate.
Njoftohet se për të njëjtin janë në vijim e sipër edhe një numër i madh i çështjeve penale, dhe po që se do të gjendet në liri mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë.