03-11-2024

Policia kontrollon autobusë dhe nxënës

Gjatë kësaj jave, Policia e Rajonit të Prizrenit ka zbatuar një plan operativ i cili ka pasur për qellim kontrollimin e automjeteve të transportit publik dhe udhëtarëve me theks të veçantë automjetet që merren me transportin e nxënësve.

Për këtë janë ndaluar dhe kontrolluar 152 automjete transporti, kryesisht autobus dhe kombibus dhe 4.732 nxënës.

Janë gjetur dhe sekuestruar: shtatë brisqe të llojeve të ndryshme; një thikë; një shufër metalike; dy boksa metalik; një sprej dhe pak substanca narkotike. Në njoftimin e policisë në rajonin e Prizrenit, thuhet se ky plan operativ vazhdon të jetë aktiv edhe në ditët dhe muajt në vijim.

Asnjë koment

Comments are closed.