12-10-2024

Prizren: Paraburgim hajdutit serik

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit,  ia caktoi masën e paraburgimit, në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.Q. nga Prizreni për shkak të dyshimit se ka  kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

 

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 31.03.2018 në Prizren i pandehuri me qëllim që vetës apo tjetrit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, me përdorimin e forcës e thyen bravën e derës së anës së djathtë të automjetit “Golf  II”, pronë e të dëmtuarit B.S. ku nga aty merr sende të ndryshme me vlerë.

 

Me këto veprime të dëmtuarit i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material, duke pasur parasysh se i njëjti është recidivist i veprave penale, fakt ky që vërtetohet edhe nga të dhënat e lëndëve të kësaj gjykate.

 

Njoftohet se për të njëjtin janë në vijim e sipër edhe një numër i madh i çështjeve penale,  dhe po që se do të gjendet në liri mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.