23-11-2024

Prizren: Paraburgim tre personave për posedim dhe përdorim të armës

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, të pandehurve A.B., B.B.(I), dhe B.B.(II)., për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe lëndimi i lehtë trupor, raporton GeP.

Sipas njoftimit për media, i pandehuri A.B., ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.2 të KPRK-së.

“I pandehuri A.B., në bashkë kryerje me të pandehurit B.B.(I), dhe B.B.(II)., kanë kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 par.2 dhe 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.