Prizren: Parandalohet kontrabanda e medikameteve në Vërmicë
Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.
Në Vërmice, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara. Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit, dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim:
- Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë
- REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë
- REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë
- Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako
- Xhama me dioptri të ndryshëm
Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/08/Image-1-1.jpeg?resize=483%2C644&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/08/Image-3.jpeg?resize=378%2C504&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/08/Image-6.jpeg?resize=1200%2C1600&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/08/Image-5.jpeg?resize=378%2C504&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/08/Image-2-1.jpeg?resize=378%2C504&ssl=1)