26-04-2024

I mituri në Malishevë gjuan me pistoletë në oborrin e fqinjit

Përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri shqetësuese, duke rrezikuar kështu sigurinë e qytetarëve në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Carrallukë të Malishevës.

Sinjali mëson se mëngjesin e sotëm një patrullë e Policisë e cila ndodhej në fshat, ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Ata menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.

Atje një i mitur ka pranuar se ka shtënë katër herë me armë në oborrin e fqinjit të tij dhe se këtë e ka bërë në shenjë gëzimi, raporton Gazeta Sinjali.

Policët kanë sekuestruar armën, ndërsa i mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Asnjë koment

Comments are closed.