Prizrenasi godet me motoçikletë të moshuarin që po kalonte në zebra, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 11:50 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren, ku si pasojë është lënduar një person i moshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 74-vjeçari u godit nga një motoçikletë në vendkalimin për këmbësorë, ku dyshohet se deri te aksidenti erdhi për shkak të pakujdesisë së shoferit i cili nuk respektoi përparësinë e kalimit.

Si pasojë e lëndimeve që mori, i moshuari u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Spitalit rajonal në Prizren.