Prizren: Përleshja me armë – ky është i plagosuri, zbulohet edhe identiteti i të dyshuarit
Një person është plagosur me armë zjarri pas një përleshje që ndodhi, sonte në afërsi të Spitalit në Prizren.
Siç njoftoi portali Gazeta e Prizrenit i lënduari që ka pësuar lëndime në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetë është baba, që së bashku se me dy djemtë ishte i përfshirë në përleshjen që ndodhi në mes të dy palëve, pesë persona, ndërsa shkak ishte shitblerja e mëhershme e një automjeti.
Sipas Gazetës Sinjali, i plagosuri është Nazim Berisha derisa, sipas burimeve ai që dyshohet se shtiu me armë është: Mestan Skenderi i cili është arrestuar nga Policia.
Rastin për portalin Gazeta e Prizrenit e konfirmuar zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Sot, rreth orës 17:10, afër lagjes së Spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve. Një gëzhoje është gjet në vendngjarje”, tha ai.
Katër nga të dyshimtit janë arrestuar, ndërsa i arrestuar konsiderohet edhe i plagosuri që ndodhe në Spital, ndërsa disa persona janë duke u intervistuar./ Gazeta e Prizrenit
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
P. S Foto nga arkivi