24-11-2024

Prizren: Pezullimi i konkursit për mësimdhënës, opozita flet për mijëra orë mësimore të humbura

Në këtë situatë, opozitarët kanë akuzuar drejtuesit e këtij dikasteri dhe të ekzekutivit lokal për ndërhyrje kundërligjore në rekrutimin e mësimdhënësve, duke përsëritur akuzat se si rrjedhojë janë humbur mijëra orë mësimore.

Njoftimi lidhur me pezullimin e konkursit të datës 4 nëntor 2019 është nënshkruar nga drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, dhe i njëjti është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren me nr C.nr 1989/19, të datës 05.12.2019, që DKA-ja zyrtarisht e ka pranuar me datë 23.12.2019, Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës jep këtë njoftim: Ju njoftojmë se kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin me nr 01-111-154376, të datës 4.11.2019, të shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, konkursi i lartcekur pezullohet deri në një vendim të plotfuqishëm nga organet gjyqësore”, shkruan në njoftim./Koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.