Prizren: Policia e kërkon këtë person, dyshohet për kanosje
Policia po kërkon nga qytetarët që ta ndihmojnë në identifikimin e një personi të dyshuar për një rast të kanosjes në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.
Kërkesë për bashkëpunim:
Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 04 Janar 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi është:
- Personi kërkohet , për veprën penale “Kanosje” e cila ka ndodhe me 30.12.2022 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren .
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: - 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com