Prizren: Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prizren, i cili dyshohet për ngacmim seksual.

Policia ka publikuar fotografinë e tij, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

“Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate, apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në nr 192 , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”.