Në lagjen ” Ortakoll” të Prizren, sot pasdite është gjetur trupi i pa jetë të një gruaje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se policia ka dal në vendngjarje, bashkë me ekipet mjekësore që kanë konstatuar vdekjen e një gruaje, të lindur më 1964.
Sipas policisë rasti vlerësohet si vdekje e dyshimtë, megjithëse nga hetimet fillestare nuk ka shenja të dhunës në trupin e viktimës, që është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./GazetaePrizrenit