Prizren: Policia konfiskon kamionë që trasprotonin kundërligjshëm zhavorr nga Drini i Bardhë
Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren, njoftoi se gjatë patrullimit në fshatin Landovicë, me datën 21.09.2024 kanë hasur dy kamionë duke bërë transportimin e zhavorrit në mënyrë te kundërligjshëm nga lumi i Drinit të Bardhë.
Kamionët te ngarkuar me zhavorr i drejtonin vozitësit: G.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar) dhe R.SH. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar shqiptar).
Në lidhje me këtë është njoftuar Stacioni Policor Prizren VERI, ku njësitet përkatëse policore ne bashkëpunim me Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe ne konsultime me Prokurorin Kujdestar , kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe nga të dyshuarit janë konfiskuar mjetet transportuese (kamionët).
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit’ dhe Shfrytëzim i pa autorizuar i zhavorrit në lumin Drini i Bardhë.
Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Prizren VERI.