Prizren: Policia po heton rastin e mbishkrimit për zgjedhje dhe Albin Kurtin
Policia e Kosovës është duke hetuar një rast në Prizren, ku persona të panjohur kanë vendosur një copë shtofi me mbishkrimin ”Duam Zgjedhje, 51% Albin Kurti ”.
Ky material ishte vendosur mes dy shtyllave elektrike, saktësisht në rrugën Indrit Cara, përcjellë Klan Kosova.
Siç bënë të ditur Policia e Kosovës prokurori ka urdhëruar që rasti të hetohet.
I njëjti po ashtu ka urdhëruar që të identifikohen edhe personat që kanë vendosur mbishkrimin.