Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Sa i përket Prizrenit, Prokuroria Themelore ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Lexo edhe:

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar