20-04-2024

Prizren: Punëtori bie aksidentalisht nga një lartësi

Një burrë ka pësuar lëndime trupore, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi.

Policia njofton përmes raportit se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.