24-04-2024

Prizren: Rrah dy femra në kopshtin e një shkolle, arrestohet një person

Në Prizren është arrestuar një person pasi në kopshtin e një shkolle ka rrahur dy femra, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim  mjekësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në kopshtin e shkollës pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

I dyshuari me vendim të prokurorit  dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.