Prizren: Rrahen tre policë, dy të dyshuarit pranuan tretman mjekësor

Në rrugën “Balzaku” në Prizren, tre zyrtarë policorë janë rrahur e bërë për spital nga dy persona të dyshuar.

Sopas policisë ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:00, ku më pas dy të dyshuarit që sulmuan fizikisht policët, u arrestuan.

Njoftohet se për shkak të lëndimeve të marra, tre policët kanë marrë trajtim mjekësor.

Përveç tyre, edhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ku më pas janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.