27-07-2024

Prizren: Selmanaj i LDK-së vizitoi shoqatën “ESNAF”

Kryetari i degës së LDK-së, Driton Selmanaj e vizitoi shoqatën “ESNAF” në Prizren.
“Kënaqësi e veçantë që së bashku me bashkëpunëtorët ta vizitonim Shoqatën “ESNAF” në Prizren.
Kjo Shoqatë, ka në anëtarësi biznese shumë të suksesshme, njërëz me shpirt ndërmarrësie te jashtëzakonshme, me integritet të fortë dhe me ide inovative shumë premtuese.
Këto biznese meritojnë ambient më të mirë dhe më të favorshëm, që aktiviteti i tyre biznesor të zhvillohet dhe përmes tyre qyteti ynë të merrë drejtimin e duhur të zhvillimit të gjithmbarshëm.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë kryetar z. Varis Xhejlani” ka shkruar ai në “facebook”.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "ESNAF PRIZREN 1994 ESNAF"
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti që thotë "ESNAF PRIZREN"

Asnjë koment

Comments are closed.