26-04-2024

Prizren: Shfaqet dokumentari kushtuar regjisores së parë shqiptare,  Xhanfize Keko

Në kino-sallën e qendrës kulturore “Europa” , të Prizrenit sot në mbrëmje u shfaq filmi dokumentar “Koha e pelikules” kushtuar regjisores së parë shqiptare,  Xhanfize Keko.

Ajo ndryshe njihet edhe si regjisorja e fëmijëve

Regjisorja ikonike Keko,  ka një dekadë që nuk është më mes nesh. Por, Xhanoja, siç e thërrisnin, ka lënë aq shumë, jo vetëm me kinematografinë e saj, por me shkollën e madhe me fëmijët, që i formëzoi, duke i shndërruar në aktorë.

Filmat e saj, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë”, “Kur xhirohej një film”, “Mimoza Llastica” etj, janë shembulli më i qartë i një kohe dhe një brezi të vegjlish me ëndrra të lira.

Filmi është realizuar nga materialet ilustruese ngarkuar me imazhe, nga arkivi,  kronikat, filmat artistikë dhe mjediset kryesore të autores, që nga qyteti i lindjes Gjirokastra.

Xhanfise Keko ishte regjisorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë dhe konsiderohet si pionierja e atij zhanri filmi në Shqipëri, ndërsa është edhe kineastja e parë femër në Shqipëri.

Dokumentari është realizuar nga regjisori Mevlan Shanaj

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.