Prizren: Shkelet një fëmijë me shtetësi shqiptare
Në Prizren është shkelur një fëmijë me veturë.
Ai është shtetas i Shqipërisë.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e vozitësit të veturës.
Raporti i policisë
Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar i cili nga pakujdesia e godet këmbësorin fëmijë i gjinisë mashkullore, shtetas i Shqipërisë.
Si pasojë e goditjes viktima kishte pësuar lëndime trupore frakturë në këmbë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar . Rasti nën hetime.