27-07-2024

Prizren: Shkolla “Fadil Hisari” vizitohet nga Federata e Basketbollit, Sportit Shkollor dhe basketbollistë ( foto )

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës (FSSHRK) kanë vazhduar me vizita në shkolla, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kësaj radhe qëndruan në mesin e fëmijëve të shfmu “Fadil Hisari” në Prizren.

Vizitat po bëhen në kuadër të Programit të rëndësishëm “Sport në Shkolla”.

May be an image of 10 people, people playing basketball, people playing voleyball and crowd

“Në vizitë kanë qenë Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK së bashku me Dren Marselin, Menaxher i Projektit nga FSSHRK, si dhe me Arbisa Shefkiun, koordinatore e programit nga FSSHRK”, thuhet në noftimin e FBK-së.

May be an image of 14 people, people playing soccer, people playing basketball, people playing voleyball and text

Në vizitë iu bashkëngjitën basketbollistet e KBF Bashkimit dhe ata të Proton Cable Prizrenit.

May be an image of 4 people, people playing basketball, people playing voleyball and text

May be an image of 10 people, people playing soccer, people playing basketball, people playing voleyball and text

Vizita ka kaluar në atmosferë pozitive, ku fëmijët kanë pasur të bëjnë pyetje për basketbollistet/ët dhe t’i njohin ato/a nga afër, si dhe të marrin nënshkrime. /Gazeta e Prizrenit.

May be an image of 5 people, people playing basketball and people playing voleyball

Asnjë koment

Comments are closed.