Prizren: S’ka komision vetëm për Lirinë, por ndaj gjithë përfituesve nga “Politikat zhvillimore” të Komunës
Komiteti për Politikë dhe Financa që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal të Prizrenit , në mbledhjen e fundit, ka propozuar që pika për formimin e komisionit mbikëqyrës për KF “Liria” të ndryshohet në propozim-vendim për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”.
Kjo çështje si pikë e rendit të ditës i është rekomanduar Kuvendit Komunal, në mbledhjen e radhës, që do të mbahet të këtë të enjte, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
KK në mbledhjen e jashtëzakonshme kushtuar “Lirisë”, në qershor pat propozuar që vendimi për pezullimin e financimit të votohet në mbledhjen e ardhshme të këtij organi, dhe deri atëherë, të hartohet një vendim i ri, që do ta qartësonte mënyrën e financimit të klubit nga ana e Komunës.
Gjendja në klubin futbollistik “Liria” të Prizrenit, që ka rënë nga Superliga, përkatësisht mënyra e financimit, ka qenë temë diskutimi në mes të shefave të grupeve të kuvendarëve të Prizrenit, në takimin e mbajtur me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.
Por, pas kësaj pasuar reagime./GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe: