24-04-2024

Prizren: Sot bëhet përurimi i Memorialit kushtuar Ekrem Rexhës-komandant “Drinit”

Sot, në ora 11:00 bëhet përurimi i Memorialit kushtuar komandantit të UÇK-së nga Prizreni, Ekrem Rexhës i njohur me nofkën “Drini”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Realizimi i këtij projekti që zgjati 4 muaj ka kushtuar rreth 150 mijë euro.  Në fazën fillestare projekti kishte vlerën 139.500 euro, por sipas zyrtarëve komunal më vonë janë shtuar edhe rreth 10 mijë euro.

Ekrem Rexha, ish-komandant  i  Zonës Operative të Pashtrikut u vra në rrethana misterioze para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”,  në mëngjesin e 8 majit 2000. Për veprimtarinë e tij, nga Presidenti i Kosovës është dekoruar “Hero i Kosovës”.

Hapësira e paraparë  prej 1. 400m² për vendosjen e Memorialit gjendet në pjesën qendrore të Prizrenit, përkatësisht në rrugën “Adem Jashari”, apo në mini-parkun, përballë selisë së Kuvendit të Komunës të njohur si “Shtëpia e Bardhë.

Pos zyrtarëve komunal dhe të institucioneve të tjera, në ceremoninë e përurimit pritet pjesëmarrje edhe e bashkëluftëtarëve të Drinit dhe të qytetarëve.

Portali “Gazeta e Prizrenit”, disa herë ka ngritur çështjen e një Memoriali kushtuar komandant “Drinit”. /GazetaePrizrenit.net/

Dekadat pa shtatoren e komandant “Drinit”- Çlirimtarit të Prizrenit

Shtatore për Komandant “Drinin”-Çlirimtarin e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.