Prizren: Sulmohet një inspektor komunal nga punonjësi i një firme trasportuese
Në Prizren një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një inspektor komunal.
Rastin për Gazetën Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Kemi një person i cili ndalohet për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në lidhje me sulm ndaj të autorizuar zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Në këtë rast bëhet fjalë për një inspektor të Komunës, i cili ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare dhe nga i dyshuari është sulmuar. Hetuesit e stacionit policor në Prizren bashkë me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet dhe po e trajtojnë si rast ‘Sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’.
Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë, se i dyshuari është punonjës në kompania ‘Skorobishta Trans’ dhe i njëjti fillimisht nuk i është bindur urdhrave të inspektorit komunal, e më pas ka eskaluar në dhunë fizike.