27-07-2024

Prizren: Tejkaloi shpejtësinë, shoferit i merret patenta dhe i shqiptohet gjobë

Prizrenasit i merret patenta për një vit dhe i shqiptohet gjoba 500 eur, ndëshkohet edhe një tjetër, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, dje ka identifikuar shoferet duke drejtuar mjetin me shpejtësi 98 km/h, të njëjtëve ju ka shqiptuar gjoba 500 €, 5 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

p

 

Ndërsa në rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 103 km/h, i ka shqiptuar gjobë 300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.