28-11-2024

Prizren: Tentim vjedhje në njërën pikë të postës, i dyshuari në kërkim nga policia

Një person ka tentuar të kryej vjedhje në njërën pikë të Postës së Kosovës në Prizren,.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se tentim vjedhja është bërë në postën numër 4 në Prizren, e cila gjendet përballë Gjimnazit “Gjon Buzuku”.

Megjithatë, bëhet e ditur se policia ende nuk ka mundur ta arrestojë të dyshuarin, ndaj të cilit thuhet se po vazhdojnë hetimet.

Ndryshe, edhe në orët e mbrëmjes të së hënës ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë në Prizren.

E dyshuara, shtetase e Republikës së Shqipërisë, ka tentuar të kryej vjedhje në dy shtëpi në lagjen “Arbana”, mirëpo e njëjta ishte arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës dhe pas intervsitimit ishte liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.