25-04-2024

LDK: Nesër i tregojmë SHBA’së se po dalim nga qeveria antiamerikane e Albin Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovë ka marrë vendim që nga dje t’i ndan rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ta rrëzon nga pushteti qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, kjo pas sjelljeve të tij të rrezikshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ministrat e saj, shkruan Gazeta Metro.

Madje sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së Kuvendit dhe rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga Qeveria e Kosovës.

Nënshkrimet dhe votat për rrëzimin e Qeverisë Kurti, LDK’ja i ka siguruar deri tani nga AAK’ja dhe NISMA.

Kurse, pak më herët ka folur në emër të LDK’së deputeti i kësaj partie, Arban Abrashi, ku ka thënë se do të vazhdojnë sa më shpejt me procedura për rrezimin e Qeverisë Kurti, ndërsa tregon se LDK’ja nesër do të çojë mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës se po dalin nga “Qeveria e cilësuar si antiamerikane”.

“Të premten do të çojmë signale në Amerikë se nuk do të jemi pjesë e një qeverie që po cilësohet si antiamerikane”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka deklaruar se për mocion nuk kanë biseduar me PDK’në, kurse me AKR’në dhe shefin e saj Behgjet Pacolli do të flasin përmes telefonit.

“Me PDK’në s’kemi pasur kontakt. S’besoj se do të kemi. Por do ta shohim”, ka thënë Abrashi.//gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.