Prizren: Theret me thikë dhe plaçkitet një grua
Të dielën në Prizren një grua është therur me thikë dhe është plaçkitur.
“Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parashë dhe më pas është larguar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”.
Policia ka njoftuar se e ka gjetur dhe arrestuar të dyshuarin.
“Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”.