23-11-2024

Prizren: Urbanizmi pa afat për përfundimin e Hartës Zonale

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor e Komunës së Prizrenit ende nuk ka ndonjë datë të përafërt sa i përket përfundimit të përpilimit të Hartës Zonale të Komunës (HZK).

Drejtuesit e këtij dikasteri kanë pohuar se ka ngecje në këtë drejtim, ngjashëm si në komunat e tjera të Kosovës, pasi që, sipas tyre, bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar, që për herë të parë zbatohet në Kosovë. Megjithëkëtë, kanë shfaqur bindjen se propozimi i HZK-së në ditët në vijim pritet të finalizohet dhe të dërgohet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për marrjen e pëlqimit paraprak, shkruan sot Koha Ditore.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, këshilltarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dafina Alishani ka kërkuar informata për rrjedhën e procesit të hartimit të HZK-së, përkatësisht përmbylljen e tij. “Kur parashihet të përfundojë procesi i hartimit të Hartës Zonale?”, ka pyetur ajo.

Drejtori i DUPH-së, Fatmir Memaj, ka theksuar se nuk mund ta japë një afat kohor lidhur me përfundimin e HZK-së

Asnjë koment

Comments are closed.