25-11-2024

Prizren: Urimet e Bajramit për harmoni, solidaritet si dhe tejkalimin e pandemisë!

Zyrtarët komunal si dhe përfaqësues  të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit të Kurbanit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në urimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, urohet për shëndet dhe mbarësi në familje!

“Gëzohemi që këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, kjo festë po na gjen duke u larguar nga situata pandemike, e duke u bashkuar me familjarë, miq e më të dashurit tanë, thuhet në urimin e tij.

Prizrenasve të besimit islam, Bajramin ua urojnë edhe subjektet tjera politike në Prizren.

Në urimin e kreut të opozitës,  Shaqir  Totajt (PDK),  besimtarëve u dëshirohet  mirëqenie, solidaritet dhe begati në familje.

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”!

ME FAT!

Asnjë koment

Comments are closed.