12-07-2024

Prizren: Vdekja e 26-vjeçarit që u ther me thikë, arrestohet edhe një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me vdekjen e 26-vjeçarit të therur me thikë në Prizren.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë për “Lëndim i rëndë trupor” “Mosdhënia e ndihmës”, si dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre”, për rastin e 6 korrikut, në lagjen Bazhderana ne Prizren.

“Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Lëndim i Rende trupor” neni 186, parag.5 “Mosdhënia e ndihmës “ Neni 188 parag.4 si dhe “ Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve te tyre “ neni 378, par.1, pika 1.3. Njësiti i hetimeve rajonale të policisë ne Prizren me datën 08.07.2024, përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995), mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar.

I dyshuari, thuhet ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës.

Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te sektorit rajonal ne Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.