Personi i cili mbeti i vdekur nga një aksident në Prizren, për të cilin raportoi më herët Gazeta e Prizrenit është një biçiklist.
Referuar Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 17:40, kur një automjet ka goditi biçiklistin 64 vjeçar në rrugën “Ekrem Rexha”.
Viktima është dërguar në emergjencën e Prizrenit, por për shkak të plagëve ai ka vdekur.
Policia njoftoi se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML. / Gazeta e Prizrenit
P. S Fotoilustrim
Lexo edhe: