Prizren: Zbulohet shtatorja e Skënderbeut (Foto)
Prej sot, Prizreni është bërë me Monumentin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Përpos autoriteteve lokale, në ceremoninë që është mbajtur në Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e në ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, kanë marrë edhe pjesë edhe qytetarë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Monumenti ndodhet tek rrethrrotullimi pranë stacionit të autobusëve, në hyrje-daljen e rrugës Prizren-Gjakovë, tek ish-qendra tregtare “Ben-af”.
Financimin e projektit e ka bërë Shoqata e intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit”, ndërsa Komuna ka kryer punët për rregullimin e hapësirës dhe të ndriçimit.
Zbulimi i shtatores u bë nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka dhe Nue Oroshi, kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu në Prizren, sot është inauguruar edhe bustit i “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë në Katedralen e “Zojës Ndihmëtare”.
Për nder të festës së 28 Nëntorit është zbuluar edhe shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në qendrën e madhe tregtare “Abi Çarshia” në Prizren./GazetaePrizrenit.net/
Lexo edhe:
Prizreni bëhet me Monumentin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut