Prizrenasi arrestohet për lëndim trupor, armëmbajtje dhe dëmtim të pasurisë
Një person është arrestuar për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, si dhe dëmtim të pasurisë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë, arrestimi lidhet me një rast që ka ndodhur në rrugën “Besim Shala”, të Prizrenit me datën 28.12.2018, reth orës 13:00.
Të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me gaz e cila dyshohet se ishte përdorë në këtë rast.
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur në rastin për të cilin i dyshuari është arrestuar.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/