24-11-2024

Prizrenasi në hall nga gruaja, e denoncon në Polici për dhunë në familje

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. E në raste më të rralla, janë burrat ata që kërkojnë ndihmë si viktima të dhunës në familje, raporton

Kështu ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku një burrë ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë.

Gazeta Sinjali mëson se 38-vjeçari ka deklaruar se e shoqja në mënyrë sistematike ushtron dhunë psikike ndaj tij dhe madje dje i ka kërkuar atij që ta lëshojë shtëpinë ku bashkëjetojnë.

25-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor ku ka dhënë dëshminë e saj lidhur me veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.