Prizrenasi tenton ta sulmojë një polic, përfundon në pranga
Në rrugën “William Walker” në Prizren, dje një person po dyshohet se është kapur me një zyrtar policor.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuar për rastin është një 42-vjeçar, që po dyshohet se ka penguar policin teksa po kryente detyrën zyrtare.
Sipas informacioneve të para, situata ka eskaluar pasi i dyshuari ka tentuar të sulmojë zyrtarin policor.
Përballë kësaj situate, polici ka kërkuar ndihmën e kolegëve të tij, me ç’rast një njësi policore ka intervenuar dhe është arrestuar i dyshuari.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor, por ka vendosur që të mos deklarohet për rastin dhe motivin që e shtyri të futet në sherr.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.