05-10-2024

Konsfiskohen 5.000 copë monedha 2 euro, i dyshuari tentoi t’i shiste për 6 mijë euro

Është arrestuar një 37 vjeçar në Podujevë, pasi të njëjtit gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro.

I dyshuari A.A, këto monedha sipas policisë synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro”, njofton policia.

Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:

5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,

Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe një telefon celular.

Tutje policia njofton se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Mund të jetë një imazh i lodra fëmijësh

Asnjë koment

Comments are closed.